PËR PRODUKTE SPECIALE

Produkte me Cilësi të Lartë

Për t’ju përgjigjur nevojave të një tregu gjithnjë në rritje për produkte cilësore dhe specifike, në vitin 2011, u krijua Kompania Magic Soft 2011 sh.p.k. Ajo startoi me prodhimin e kartopecetave, dhe sot, kompania prodhon dhe tregton një gamë të gjerë artikujsh të përmasave dhe dizenjove të ndryshme si, kartopiceta, letra kuzhine dhe letra higjenike.
Me një infrastrukturë moderne dhe teknologji në dispozicion vetëm të produkteve të saj, Kompania Magic Soft 2011, zgjeroi shtrirjen e saj nga viti ne vit, duke qenë prezente në gjithë Shqipërinë si dhe në vendet e rajonit, Kosove, Mal i Zi.