Mirë se vini në Kompaninë Linekx-1

Mirë se erdhët në faqen e kompanisë tonë Linekx, të cilen, viti 2020 e ka gjetur me nje spektër të gjerë prodhimesh.
Pas nje rrugetimi te gjate ne fushen e biznesit, ajo mbush 27-vjet të jetës së saj.

00

Filiale të kompanisë

00

Produktet që ofrojmë

0000

Klientë që rriten

000

Kënaqësi e garantuar

Faqja do t’ju informojë për kompanine tonë, për rritjen dhe zhvillimin e saj në këto vite, reformimin e mëtejshëm në pikëpamje strukturore, infrastrukturë, teknologji e të tjera. Rritja nga viti në vit e prodhimeve të saj, ka ardhur si domosdoshmeri e ekonomisë së tregut, shoqëruar me ritme të shpejta të shumëllojshmërisë së produkteve, hapjes së linjave të reja.

Tashmë, ne kemi klientët (rishitësit) tane. Filialet tona i gjeni në Tiranë, Fier, Shkodër, Korce, Elbasan, Vlorë, Peshkopi, e pothuajse në të gjithë Shqiperinë, por dhe përtej kufirit, nga Mali i Zi e Kosova, numri i të cilëve rritet çdo vit me hapa të shpejta.
Kompania jonë rreshtohet realisht si një kompani prestigjioze e rrethit te Gjirokastres, pse jo dhe e vendit tonë.

Vitin që lamë pas, patem një rritje të prodhimit. Për këtë, ne duhet të punojmë akoma më shumë për rritjen e cilësisë perkundrejt nje kostoje të ulet, si një nga parimet bazë për të konkurruar në ekonominë e tregut, pasi edhe sfidat janë të mëdha.

Kompani prestigjioze

Ne bashkëpunojmë në fushën e teknologjisë me kompanitë “ELITE” (si një nga liderat në këtë fushe) si dhe “EUROINCIS”.

Implementimi dhe futja në përdorim i linjave të reja dhe moderne pak kohë më parë, bëri që kompania jonë të përmbushë standarte bashkëkohore në teknologji.
Misioni i kompanisë është që të përmirësojë sa më shumë cilësinë në shërbim të konsumatorëve, si dhe prodhimin e artikujve të rinj si: letër me aromë dhe shumëllojshmëri dizenjosh, shami hundësh, letër alumini, etj. Përpjekjet për të plotësuar misionin e kompanisë sonë, në ditët e sotme kërkojnë përmirësim të teknologjisë, kualifikim të mëtejshëm të stafit dhe të punonjësve.
Klientë dhe partnerë, ju ftoj të bashkëpunojmë dhe të merrni pjesë në zhvillimin e ekonomisë sonë e integrimin e mëtejshëm, si pjesë e Shqipërisë Evropiane.

Partnerë Prestigjiozë

Bashkëpunojmë me kompanitë “ELITE” dhe “EUROINCIS”, që renditen ndër kompanitë lider në fushën e teknologjisë.

certifications
certifications